Pak ditë para përfundimit të afatit përfundimtar, 31 marsit të vendosur nga KQZ për partitë politike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar raportet financiare vjetore të vitit 2017, ndërsa të Partisë Demokratike mbeten ende sekret.
Sipas këtyre raporteve të ardhurat totale për PS-në janë 200.588.239. Financimi i buxhetit për vitin 2017 është në shumë 142.114.178, ndërkohë që kuotat e anëtarësisë janë 19.135.000.
Pra financimi nga buxheti i shtetit përbën 71% të të ardhurave, kuotat e anëtarësisë janë 19.6 %, qiratë e ambienteve 2.4 % dhe donacione 7%. Ndërkaq shpenzimet janë në shumën 203.476.962. Në donacionet e PS-së nuk publikohen emra. Ndërkaq për kontrata konsulence ose lobime PS ka paguar 6.880.000.
Për sa i përket LSI-së ka një listë të gjatë të anëtarësisë që kanë derdhur mbi 100 mijë lekë, mes tyre deputetë, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta para se të bëhej president, ish-ministra e drejtues të partisë. Në total donacionet janë 7.823.985.
Ndonëse ende i padorëzuar me kureshtje pritet raporti i PD, që është përfshirë në vorbullën e debatit për financime ruse për lobimin në SHBA.
a.ç