Të gjithë janë të fiksuar pas rrjeteve sociale, por Bali i ka kërkuar kompanive telefonike që të bllokojnë internetin për të festuar Vitin e Ri në Indonezi, që do jetë të shtunën.
Interneti do mbyllet për të pritur Nyepin, festën hindu në ishullin indonezian. Gjithashtu aeroporti i ishullit do jetë i mbyllur për 24 orë.
“Shumë njerëz janë të varur nga pajisjet teknologjike. Shpresoj që njerëzit të jenë më ndryshe për festën e Nyepit”, tha kryetari i shoqatës hindu, Gusti Ngurah.
Nyoman Sujaja, shefi i zyrës së Bali në ministrinë e komunikimit të Indonezisë njoftoi planin të martën, por tha se përdorimi i internetit në disa vende do funksiononte si zakonisht.
“Wifi në hotele, shërbime publike dhe objekte jetike si aeroportet, spitalet, forcat e sigurisë dhe bankat ende mund të funksionojnë normalisht,” tha ai./a.ç