BRUKSEL – Komisioni Europian miratoi aktivizimin e fondit shtesë tre miliardë eurosh për ndihmën ndaj refugjatëve sirianë në Turqi.
Eurokomisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi sot në Bruksel se Bashkimi Europian, sipas premtimit të vitit të kaluar, nënshkroi marrëveshjen për realizimin e këstit të parë të ndihmës për refugjatët me vlerë tre miliardë euro.
“KE aktivizoi sot fondin shtesë për këstin tjetër prej tre miliardë eurosh në ndihmë të refugjatëve sirianë në Turqi”, tha Avramopulos.
“Bashkëpunimi mes BE-së dhe Turqisë është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Marrëveshja për zgjidhjen e krizës së refugjateve dha rezultate pozitive”, tha Avramopulos.
Të paktën 3,5 milionë refugjatë janë strehuar në Turqi, ndërsa gjysma e tyre janë fëmijë
a.ç