Rreth 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ku dhe kanë publikuar vendet e lira të punës në kompanitë e tyre, ndërkohë që në total janë rreth 4740 vende pune vakante
Ajo që vihet re, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu me, një pozicion që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale.
Nga lista e vendeve vakante të publikuara online vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë për zanate, si rrobaqepës, prestart, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.
Megjithatë në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, etj.
Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë./Scan
a.ç