Donald Trump ka shkarkuar Steve Goldstein, zyrtar i Departamentit të Shtetit.
Goldstein u shkarkua pas deklaratave të bëra në lidhje me vendimin e Trump për të larguar Tillersonin.
“Sekretari kishte çdo qëllim të qëndronte, për shkak të përparimit të bërë në sigurinë kombëtare. Ai do të humbasë kolegët e tij në Departamentin e Shtetit dhe ministrat e jashtëm që ai ka punuar me të gjithë botën. Sekretari nuk i ka folur presidentit dhe nuk ka dijeni për arsyen e shkarkimit”, ishte kjo deklarata e shkurtër e nënsekretarit për diplomacinë publike në Departamentin e Shtetit, Steve Goldstein, i cili ishte dhe ndihmësi i Tillerson.
Por kjo është deklarata e fundit e tij, pasi tre orë pasi bëri këtë ai u shkarkuara nga Donald Trump.
a.ç