Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë pasditen e djeshme. Një vajzë e re 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
E reja u transportua në spital nga familjarët por vdiq në spital pas disa orësh.
Sipas policisë, në Kashar, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21.30, vdiq në spital.
Nuk dihen ende arsyet përse ka ndërmarrë këtë akt ekstrem e reja. Pak ditë më parë, një vajzë e re në Korçë i dha fund jetës pas debateve me të fejuarin.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim./a.m.