Nga paralajmërimet te masat konkrete. Britania e Madhe ka vendosur të dëbojë 23 diplomatë rusë nga Londra si kundërpërgjigje kjo lodhur me tentativën për eliminimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Për këtë ngjarje Britania akuzon Rusinë.
Kryeministrja Thereza May shpalosi para parlamentit një sërë masash që nisnin me dëbimin e diplomatëve.
Po ashtu u vendos pezullimi i të gjitha kontakeve mes vendeve në nivele të larta.
Masat përfshijnë sipas kryeministres edhe ngrirjen e aseteve financiare të shtetasve rusë në vendin ishullor, nëse rezultojnë të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare britanike.
Rusia ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për të vrarë Sergei Skripalin dhe vajzën e tij Yulia, në Salisbury. Moska ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ultimatumit të Britanisë derisa nuk i jepet qasje në substancën kimike të përdorur në sulm. Zyra e kryeministres ka theksuar se ka apsur mbështetje edhe nga presidenti amerikan Trump lidhur me hapat e ndërmarra. Mësohet se ajo ka pasur një komunikim telefonik me Trump./a.m.