Një shqiptar është dorëzuar në policinë greke pasi përplasi me makinë dy persona.
Ngjarja ndodhi në qytetin Kalamata të Greqisë, ku 30-vjeçari përplasi me makinë një motor, ku po udhëtonin dy persona.
Ata mbetën të plagosur, ndërsa shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia mundi që të identifikonte shqiptarin dhe pas një bisede telefonike me të, e bindën që të dorëzohej në polici.
Ai shkoi vullnetarisht në polici, ku edhe u arrestua, ndërsa të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën./a.m.