Oskar Groening, i njohur si “llogaritar i Aushvicit “, ka vdekur në moshën 96 vjeçare, raporton “Spiggl”.
Groening ishte ndër personat e fundit të akuzuar për krimet e kryera në Aushvic por ai nuk bëri asnjë ditë burg.
Pavarësisht se në moshë të thyer, Oskar Groening në 2015 Gjykata e Lüneburg e dënoi me 4 vjet burg për mundësimin e vrasjes së 300 mijë njerëzve në Aushvic. I njohur ndryshe edhe si “llogaritari i Aushvicit”, Groening ishte edhe njeriu që numëronte paratë që u ishin konfiskuar të burgosurve.
Sipas informacioneve të mediave gjermane, ai ka vdekur të premten në moshën 96 vjeçare në një spital. Gröning para shumë vitesh për “Spiegel” kishte deklaruar: “Ndjehem fajtor kundrejt popullit çifut, që kam qenë pjesë e një trupi që kanë kryer këto krime, pa qenë unë vet agresori. I kërkoj falje popullit hebrej. Dhe falje i kërkoj edhe Zotit.”
Groening u dënua në Lueneburg në vitin 2015 si një ndihmesë për vrasjen e 300,000 hebrenjve. Të gjitha ankesat e tij u refuzuan dhe së shpejti ai pritej të përballej me dënimin me burg.
Groening dëshmoi në gjyqin e tij se ai mbikqyri mbledhjen e sendeve të të burgosurve dhe siguroi gjëra me vlerë dhe paratë u ndanë për t’u dërguar në Berlin. Ai tha se ai ishte dëshmitar i mizorive individuale, por se nuk ka pranuar që të marrë pjesë në ndonjë krim./a.m.