Ironia e kryeministri Edi Rama nuk ka munguar në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24. Ndërsa gazetarja Eni Vasili e ka pyetur për të disatën herë për akuzat e opozitës për kokainën e kapur në Durrës dhe vëllain Olsi Rama, kryeministri iu përgjigj me ironi. Ai ka vijuar me batuta dhe sugjeroi edhe një titull filmi për kokainën.
A biem dakord që ishte një zbulim rastësor, një operacion i rastësishëm?
Ishte një sasi e madhe droge që e kishte porositur im vëlla. Unë i kisha thënë jepi dhe pastaj e kapëm në doganë… Ndryshimi në sistemin në dogana ka sjellë efekte. Mjafton të pyesni sipërmarrësit e këtij vendi, a kanë ndryshuar doganat e Shqipërisë për mirë apo për keq. Ju thoni e kapët rastësisht. Po, erdhi ai që i ndante miell partizanëve dhe i ngecën bananet në grep.
Pra kishte kohë që po hetohej?
Hooo. Ça janë këto pyetje.
Për transparencë.
Ju nuk doni transparencë, doni telenovelë. Doni narkos. Se ka dalë seria tjetër.
Janë pyetje që duan përgjigje.
Dritëhijet e operacionit të kokainës titulli.