Kush fshihet pas sasisë prej 613 kg kokainë që u kap në Maminas, a është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, tropojani Arbër Çekaj, peshku i madh i kokainës, apo ai është një bretkosë ashtu siç edhe u shpreh pak kohë më parë në një rrëfim ekskluziv për News 24.
Kryeministri i vendit Edi Rama thotë se nuk është ai personi që e përcakton se çfarë është pronari i kompanisë që kishte porositur kontejnerin me banane brenda të cilit u gjet edhe sasia rekord e drogës.
Flasim për pikëpyetjet e operacionit të kapjes së 613 kg kokainë, thuhet se u ndërhy në magazinë dhe nuk u prit më gjatë sipas opozitës, kemi një operacion të ndërprerë që droga të mos shkonte në destinacion?
T’ju përgjigjem këtu këtyre që s’dinë nga i marrin lekët…
Të njëjtat akuza bën edhe LSI…
E di atë historinë merre një gjë e ndaje përgjysmë, e njëjta gjë është…
Pse u ndërpre aksioni?
Unë jam kryeministër jo drejtor i Policisë së Shtetit. Nëse keni kuriozitet për të shuar, studiojeni me ekspertët e duhur se ekspert për asnjë çështje që lidhet me të vërtetën në PD nuk ka. Sa për mua di t’ju them se jam shumë krenar që kemi bërë atë operacion të jashtëzakonshëm i bërë nga agjencitë tona ligjzbatuese. E kam theksuar se agjentët tanë doganorë, ata njerëz që marrin ato rroga që marrin, policët shqiptarë, ata policë që marrin ato rroga që marrin përballë një tundimi kaq të madh
Arbër Çekaj pronari i “Arbri Garden” a është peshk i madh? Ai thotë se është bretkosë dhe se s’ka lidhje me kokainën që u gjet në kontejnerin me banane…
Bretkosë për të cilin ka pasur denoncim nga antidroga e Durrësit për një ngarkesë të kapur në Ekuador…por ky është një proces që drejtohet nga Krimet e Rënda, ajo është e mbështetur nga institucionet e tjera dhe gjithë agjencitë e tjera…se sa peshk i madh apo çfarë bretkose është ky, kjo nuk është çështje e kryeministrit të Shqipërisë.