Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e lobimit në favor të Partisë Demokratike në SHBA nga biznesmenë rusë.
Nga studioja e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 kryeministri Rama deklaroi se partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar për të dhënat që kanë dalë lidhur me financimin e PD.
Sipas Ramës, çështja duhet hetuar deri në fund. Ai theksoi se pavarësisht nëse ka dorë apo jo Kremlini, kemi të bëjmë me një aktivitet kriminal ku PD financohet nga burime të dyshimta.
“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar, cilët janë partnerët. Ata janë të shqetësuar sepse duan të dinë të vërtetën, ato që ka shkruar edhe Neë York Times që i referohet asaj mediaje që ka publikuar fakte, jemi para një grumbullim materialesh tejet shqetësuese për mënyrën si financohet PD, kjo nuk është pak. Ne nuk ngremë akuzë të drejtëpërdrejtë për financim të drejtëpërdrejtë nga Kremlini me synim destabilizimin, por ne duhet ama ta përjashtojme plotësisht mundësinë që kjo të ketë ndodhur. Të ngresh akuzë duhet të bindemi 100 %, por ama ne do të insistojmë për të vërtetën. Ka Kremlin s’ka Kremlin ky është aktvitet kriminal, financimi nga burime të huaja të paidentifikuara, pra burime ruse, ata që janë pas kompanisë që media investigative thotë se ka lidhje me PD”, deklaroi Rama.
Më tej Rama theksoi se çështja duhet të ehtohet deri në fund ëpr të zbardhur nëse pas qëndrojnë forca “malinje që synojnë të destabilizojnë vendin”. Sipas tij, “ana tjetër e medaljes ëhstë ana ligjore e çështjes”.
“Ne duam të dimë deri në fund nëse ka apo nuk ka dorë Kremlini. Ajo është një sallatë ruse jo vetëm se ka rusë të përfshirë, rusë me xhepa të thellë, që ende nuk dihet se pse kanë paguar një opearcion fonanciar në favor të PD dhe Bashës, por edhe nga pikmapmja me ligjin shqiptar ka shkelje nga fillimi në fund. Është e padëgjuar, se si një kryetar i një organizate poolitike të mos jetë në gjendje të japë përjgjigje që qoftë dhe formalisht përputhet me ligjin”, deklaroi Rama.
Akuzat e Bashës për takimin e Ramës me komapninë ruse:
Rama iu përgjigj edhe akuzave të Bashës se ka takuar përfaqësuesin e një kompanie ruse e listuar nga SHBA në listën e zezë. Rama mohoi vërtetësinë e deklaratës së Bashës. Por ai shtoi se ka pasur takim tjetër me një kompani ruse e cila ishte e interesuar për një projekt.
“Kjo që ka thënë Basha nuk ka asnjë lidhje. Unë kam pritur përfaqësuesin e një kompanie, kam pritur presidentin që ishte norvegjez. Por po them diçka që Basha se ka thënë aty, unë kam pritur përfaqësueisn e një kompanie ruse që ishte e interesuar për një projekt energjitik”, deklaroi Rama.
Pjesë nga intervista:
Eni Vasili: Ju falënderoj që jeni këtu zoti Rama. Sallata ruse që po përgatit PD siç thoni ju. Mother Jones ka publikuar një investigim. Deputetët tuaj akuzojnë Bashën si një njeri që po paguhet nga rusët, keni argumente?
Edi Rama: Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të ëvërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.
Basha ka dhënë përgjigje duke thënë se janë akuza të financuara nga ju apo se kërkoni të tërhiqni vëmendjen nga kokaina e kapur…
Unë nuk kam asnjë arsye të mendoj se ne duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i agjencive ligjzbatuese shqiptare që ishte kapja e një sasie rekord kokainë. ‘Është sponsorizuar nga ju’ janë dokrra. Këto janë dokrra. Ajo që i kërkohet kryetarit të PD është të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të sqarojë nga fillimi deri në fund se si një parti shqiptare të financohet nga burime të huaja. Është e ndaluar. Si ka mundësi që një parti shqiptare të financohet nga një biznesmenë me kombësi ruse apo kombësi të tjera dhe këto financime të fshihen. Si ka mundësi një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidenfikueshme për të cilat vetë i financuari, pra PD përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk ka lidhje, nuk i njeh. Kjo është një situatë skandaloze dhe këtu ka dy aspekte. Njëri aspekt që PD është alternativë pushteti me ligjin në pushtet dhe aspekti tjetër cila është e vërteta deri në fund. Dhe nëse ka influencë malinje. E gjitha kjo përkon me një fazë kur këtu në Tiranë ishte ngritur një çadër dhe ku çdo ditë baltosej.
Ju jeni të bindur që financimet kanë ardhur nga rusët?
Ne kemi lexuar ato që sot kanë lexuar gjithë shqiptarët, gjithë partnerët e Shqipërisë
Kush Zoti Rama, se nuk ka deklarata…
Janë të shqetësuar se duan të dinë të vërtetën. Jemi përpara një situate ku kemi para një grumbull materialesh tejet shqetësuese me mënyrën si funksionon Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejt për financim nga Kremlini me qëllim që të ketë një mollë sherri mes Lindjes e Perëndimit. Na duhet të bindemi 100 % që kjo është e vërtetë. Ama do insistojmë deri në fund për të zbuluar nëse është apo jo e vërtetë. Fqinjit në kufirin tonë verior i ka ndodhu dhe atje është bërë hataja. Ka Kremlin, s’ka Kremlin ky është një krim, një aktivitet kriminal financiar, me burime të ardhurash të huaja, burime ruse. Media investigative thotë që ai ka lidhje, Lulzim Basha thotë se nuk i njeh.
PD thotë se nuk ka firmosur asnjë kontratë me “Biniatta Trade”?
Të thuash nuk di gjë kur kapesh me presh në duar, është e vetmja gjë që të mbetet për të thënë. Për këtë arsye, jo ne, jo unë, se për mua kundërshtar më të mirë, më të përshtatshëm se sa Lulzim Basha, më të përshtatshëm nuk ka. Nga pikëpamja e ndeshjes politike për ne kjo PD që drejton Basha është më e favorshmja. Nëse ka njeri të fundit të interesuar që atij t’i hyjë një gjemb në këmbë jam unë. Por këtu është në lojë raporti me ligjin i të zgjedhurve politikë që e shkelin atë.
“Mother Jones” është një gazetë e ekstremit të majtë, dhe shpeshherë flet për lidhe të Presidentit Trump me Rusinë. A besoni ju që Trump është i lidhur me Rusinë dhe Basha është një nënprodukt i tyre?
Rama: Kam ardhur në një studio serioze dhe jo në një kafene fshati. Tani çfarë do të thotë kjo që qenka “Mother Jones” ekstremiste e majtë? Historia e gjatë e komunizit ka lënë gjymtime të mëdha në mënyrën e të menduarit tek ne, ne merremi me mesazhin dhe jo me mesazherin…
I besoni lidhet e Trump me Rusinë?
Kam ardhur për Bashën unë këtu, dua që të investigohet nëse ka lidhje mes tij dhe një politike për të futur në Shqipëri mollën e sherrit. S’jam këtu për lidhjet e Trump. Këto të tjerat janë muhabete kafenesh. Nuk po flasim për “Motherin” por për pjellën dhe pjella është ky investigim. Unë e kam thënë në parlament që këta njerëz e din ë këtë popull për budalla. Mirë po kjo punë duhet të marrë përgjigje dhe këtë përgjigje do e marrin nga autoritete d drejtësisë shqiptare.
Ju i keni bërë thirrje Bashës që të dëshmojë ne prokurori. Përse nuk e therët prokuroria? Pse e bëni ju..
Ne insistojmë që kjo çështje të zbardhet një herë e më parë. Kjo është një çështje që kërkon përgjigje shteruese. Unë nuk dua të besoj, nëse më pyesni, që Lulzim Basha ka vajtur deri në pikën që të bëhet një shërbëtor i një skemë për të destabilizuar Shqipërinë. Por nuk mund të qëndrojë pa lëvizur me idenë që kjo s’mund të jetë e vërtetë. Duhet të autoritetet të shkojnë deri në fund dhe të na thonë nëse ka lidhje apo jo. Nga ana tjetër është raporti me ligjin dhe drejtësinë i njerëzve që shumë shpesh i kanë ikur ligjit, duke detyruar edhe policinë. Çfarë u flasim ne qytetarëve, nëse ne nuk jemi të parët për çdo veprim apo vendimmarrje që mund të ketë shkaktuar shkelje të ligjit
Pse si thoni prokurorisë që të hetojë këtë çështje dhen u bëri thirrje Bashës. A është ky presion ndaj prokurorisë?
Çdo me thënë kjo? Kjo është pjesë e debatit politik dhe publik dhe ne përsërisim thirrjen për Lulzim Bashën që të mos bëjë hajgare me një çështje që është e rëndësishme që të zbardhet. Por të shkojë në prokurori.
Po bëni axhendën e prokurorisë…
Jo nuk po bëj axhendën e saj. Por para se të dalë e të brroçukillisë se si do shpëtojë shqiptarët nga varfëria, po noton në para të zeza. Kjo është diçka që e kemi thënë me kohë dhe e kemi ditur me kohë dhe këtë herë kjo është financuar me para të zeza. Me lumë para të zeza
S’keni fakte apo jo??
Ky është një fakt. Dhe mbi këtë fakt duhet të hetohet. Mbi faktin që për të financuar PD dhe Bashën është derdhur një lumë parash të zeza. Edhe vet Basha tha; ‘janë mbledhur 100 shqiptarë dhe kanë mbledhur qindra dollarë dhe mi kanë dhënë mua’. Kjo është një çështje që mbase ju se keni ndjesinë se çfarë peshe ka.
Edhe ju jeni akuzuar nga opozita se në 2012 keni paguar 80 mijë dollarë për një foto me presidentin e SHBA Obama. Madje edhe Bilal Shehu pranoi fajësinë
Nuk është kështu fare pasi lobimi është diçka tjetër. Lobim do të thotë të paguash para për të ndikuar për një gjë apo një gjë tjetër. Për të përcjell një gjë tjetër. Sa i takon rastit në fjalë s’ka asnjë krahasim rasti në fjalë është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Në rastin e përfunduar, zotëria që i është përfolur, emri i tij, ka pranuar fajësinë pasi në mosnjohje të ligjit amerikan ka shkelur ligjin. E pranoj fajin e tij. Dhe kaq. Ajo që flasim sot këtu është që nuk merr askush përgjigje. Kjo është një çështje që ska pasur kurrë me asnjë lloj financimi nga unë dhe nga PS dhe as nga asnjë lloj kanali. Ka emër dhe mbiemër personi që ka marrë përsipër këtë. Këtu ka mbaruar historia. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan. Është çështje e hetuar dhe përfunduar.
Fox News shkruante atëherë, keni paguar për një foto me Obamën, para që nuk dihej nga kishte ardhur
E ke shumë gabim. Nuk ka asnjë lidhje me faktin që po diskutojmë. Jemi në kushtet e lobimit të një partie. Edhe ne kemi bërë kontrata lobimi. Problemi është se këtu bëhet fjalë për para të zezë që duhet gjetur nga ka buruar, pse ka buruar. Të jeni të bindur se të tjera fakte do të dalin. Kjo është një zullum apo një sallatë ruse aq e bubushme.
Kur do marrë fund mania e partive shqiptare për kontrata lobimi, mijëra dollarëshe?
Nuk ka paguar PS asnjëherë para për foto, asnjëherë. Partitë politike kanë zgjedhur në momente të caktuara të bëjnë kontrata lobimi. Edhe ne kemi bërë dy kontrata lobimi mos gaboj, shumë modeste. Duke pasur mendimin se përmes saj do kishim mundësi më shumë për komunikim. Nuk japin ndonjë rezultat, nga eksperienca ime. Tjetër gjë nëse ato para kanë shkuar për foton me presidentin. Më shumë vota do t’i jepte fotoja me mua Lulzim Bashës se me presidentin. E gjithë përpjekja për ta lidhur atë foto me ndonjë konspiracion apo me mua është rrëzuar 100%.
Pse jeni të gatshëm të besoni Mother Jones kur nuk besuat shkrimet për kanabizimin e vendit?
Kanabizimin e vendit është një term që e keni shpikur ju, media shqiptare.
Nuk e pranoj kurrë që Shqipëria e njohu kanabisin kur erdhëm ne. Shqipëria njohu luftën kundër kanabisit kur erdhëm ne. Juve nuk ju intereson të thelloheshit në të vërtetat e fakteve. Në Shqipëri mbillej kanabisi nga Dukagjini deri në Lazarat. Për çfarë po diskutojmë të njëjtën histori kur unë jam këtu si kryeministër i një vendi që e ka fshirë nga harta historinë e kanabisit. Roli i opozitës në këtë gjë mizerje. Nuk mund të përdorësh krimin dhe luftën kundër krimit për të kriminalizuar kundërshtarin tënd.
Unë flas për akuzat e bëra në anglisht dhe për gjithë lumin e baltës të shpërndarë në çdo vesh e çdo kanal. Unë që takoj partnerë të huaj, e di si skuqem nga sikleti sa herë më pyesin po këta çfarë kanë. Shumë vende kanë një rregull të pashkruar, përfshirë dhe Gjermania. Që politikanët nuk flasin keq për vendin jashtë vendit të tyre.
Pra ju thoni që opozita të mos flasë fare.
Kalo në publicitet që të marrësh pak veten se e shoh që je e pavëmendshme.
Vasili: Unë jam shumë mirë zoti Rama.
Përse përfundoi dasma pas këtij takimi me ju??
Dasma mbaroi, por nuk ka çadër. Darjet e dasmës bien gjithmonë..
Ju bëtë diçka që dasma mbaroi..
Shpifjet dhe balta që dërgohen sot aktualisht aty ku mund të influencohet opinioni në disa pika për të penguar hapjen e negociatave…
Ju keni çuar Grisildën në Bruksel..
Nëse do merremi me sistem, ky është…ishte një gafë, e bërë në një moment që nuk u mor vesh se si qëndroi e vërteta. Por nëse e krahasojmë sistemin me gafën, ska lidhje. Shqipëria ka sfida dhe shumë e shumë gjëra të paimagjinueshme.
Berisha publikoi një foto ku shihej ekskorta juaj pranë një spitali privat në Tiranë. Mund ta dimë çfarë donit aty?
Faleminderit për interesimin për shëndetin tim. E kam pritur pak më shpejt nga ty. Po ska rëndësi. Këtu është një tjetër arsyes për të thënë dhe ku jemi katandisur. Sali Berish publikoi. Ok. Po pastaj? Jam unë që duhet të jap shpjegime? Jeni ju që i publikoni pa bërë shpjegime. Unë mund të gënjej, mund të them isha aty për… Po ku jeni ju? Sali Berisha publikon çdo ditë lloj-lloj absurditetesh. Ato tallje që ia bëjnë të tjerët. Siç publikoi dhe atë me gardën pranë shtëpisë time që ia kishin sjellë tre emigrantë. Pasi e shpërndani gjithë andej kjo ngelet që mund të jetë dhe kështu, Po njerëzit kanë të drejtë të dinë të vërtetën? Kush do ua thotë? Saliu apo unë? Këtë duhet t’ja thotë standardi i një medie, që mund të jetë jashtë kësaj shpifje dhe balte. Kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë mjek që ka pasur një histori suksesi në Itali dhe njeh problemin tim që kam një problem si gjithë shqiptarët, me mesin. Pasi bëra një udhëtim të gjatë, pata një koplo që më krijoi një problem me nervin shiatik. Pse duhet të shkoj në spital që të takoj Saimir Tahrin ka të ndenjura këtë të ta besoj? Unë mund ta takoj kudo, edhe ne zyre.
/a.m.