Kryeministri Edi Rama ka ri pranuar edhe një herë prishjen e Teatrit Kombëtar duke e cilësuar Teatrin e ri si një kartvizitë të Shqipërisë për të ardhmen. Gjatë fjalës së tij në një takim më artistë ku i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj, ai tha se debatet për mos prishjen e tij i kam ndjekur pa vëmendje pasi sipas tij është po i njëjti debat si gjithmonë.
“Shpreh gjithë keqardhjen time që u desh kaq shumë kohë që ajo që duhej bërë kohë më parë po bëhet tani, përmes partneritetit me sipërmarrjen private. I kam ndjekur debatet por pa një vëmendje sepse është po i njëjti debat si gjithmonë. Aktorët e rinj kërkojnë të qëndrojnë nën hijen e teatrit.
Godina e vjetër do të shembet sepse është jashtë çdo lloj standardi për t’u cilësuar teatër komune jo më Teatër Kombëtar.
Në 4 vitet e para nuk e patëm mundësinë ti japim rrugë këtij projekti dhe nuk u poqën kushtet që kemi sot, ku mes sipërmarrjes, qeverisë dhe bashkisë të punohet për t’i dhënë vendit këtë Teatër Kombëtar. Nga ana tjetër punuam për ti rregulluar kushtet godinës së vjetër,” tha Rama.
“Turbina nuk është zëvendësuesja e përhershme por alternativë, por do shërbejë për periudhën kur të ndërtohet por do jetë aty edhe pasi teatri të ndërtohet, se më shumë besojmë se do kemi më shume shfaqje teatrale se sa teatër për godinën. Përgjegjësinë për suksesin e kanë artistët, ministria të krijojë burimet ku kush është më i zoti të marrë atë që i takon e pastaj të shkojë te publiku.
Teatri i ri, projektin e të cilit jam shumë i ndërruar të them se do e prezantojë një ndër arkitektët më në zë, i cili s’është për herë të parë në Tiranë, kur ka qenë më i panjohur, është rikthyer jo se ka nevojë për punë por se ka një lidhje siç mund ta tregojë ai vet me këtë përpjekje të madhe që po vazhdon për ta transformuar Tiranën në një metropol evropian.
janë poshtëruese për artistët, do kemi shumëfishim të hapësirave për artistët dhe të gjitha shërbimet, salla kryesore nga 480 vende, do ketë 620 poltrona, ku krijohet dhe një sallë e re mbi teatër me mbi 100 vende, me 2 salla të reja me nga 100 vende secila. Kemi jo thjesht një teatër të ri, por që do jetë trefishi i këtij që është sot dhe që do të ketë një sistem të tërë infrastrukturë përreth hapësirave ku zhvillohen shfaqjet që sot nuk ekziston. Do ketë edhe hapësirën e yjeve të shuar dhe të pashuar të historisë të teatrit
kush ka kaluar në at histori dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme por s’jetojnë më, do jetojë aty si shëmbëlltyrë në hapësirën e përgatitur enkas.
Ndërsa ata që dalin e bëjnë protesta, do duhet të mendojnë si të lërë yllin e vet aty se godinës s’ka çfarë i bën, mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar,shtoi Rama.