Një 25 vjeçar shqiptar dhe një tjetër homoseksual janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen për përdhunimin e një 46 vjeçareje në sytë e nënës së saj të moshuar. Ngjarja është regjistruar në Peristeri, në veriperëndim të Athinës.
Mësohet se autorët fillimisht lidhën të moshuarën dhe vajzën e saj 46 vjeçare. Për 12 orë ata i kanë mbajtur të lidhur në banesë dhe kryen marrëdhënie me dhunë me 46 vjeçaren.
Policia greke ka arrestuar 25 vjeçarin ndërsa bashkëpunëtori i tij ndodhet në një nga burgjet shqiptare.
Nga ajo që kanë zbuluar hetimet, autorët ishin fqinj të viktimave dhe kishin parë vizitat e tyre të shpeshta në bankë duke tërhequr të holla.
Ata kanë hyrë në Apartament nga një dritare e pasiguruar mirë, por kur nuk gjetën para që dëshironin, vazhduan me aktin e tyre të tmerrshëm.
Në banesën e të arrestuarit që ka përfunduar në gjykatë, janë gjetur bizhuteri të grabitur në lagjen Peristeri.
a.ç