“Ne kemi nevojë të kemi kontakte me njerëz nga autoritetet e Trumpit sepse dihet se administrata e cila ishte personifikuar nga dinastia Klinton nuk na ka përfillur”, ka deklaruar Daçiç.
Ai ka shtuar se tashmë ka pasur mundësi të takohej me Michelle dhe përshtypjet e para kanë qenë pozitive.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë rreth dialogut, pranimi i pavarësisë së Kosovës pa ndonjë marrëveshje është absolutisht i papranueshëm”, ka thënë ministri serb duke iu referuar plan-projektit të SHBA-ve në lidhje me Kosovën.
Mitchell do të vizitojë Serbinë të mërkurën, ndërkohë sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë./a.m.