Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se dy automjete janë përplasur mes tyre ndërsa njëri ka dalë nga rruga dokue u rrokullisur disa herë.
Fatmirësisht personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti./a.m.