Një murgeshë katolike 89-vjeçare në beteje ligjore me yllin e pop Katy Perry për vite me radhë për shitjen e një manastiri në Los Anxhelos ka rënë e vdekur pertoke ne sallen e gjyqit.
Mediat e huaja shkrujne se motra Catherine Rose Holzman, një prej dy murgeshave të moshuara që po luftonin per shitjen e manastirit prej tre hektarësh, vdiq të premten në gjykatën e qarkut të Los Anxhelos, raportoi Fox KTTV.
Disa orë para se të vdiste, ajo foli për televizionin “KT”, ku kundërshtoi vendimin e gjykatës për ta lejuar shitjen manastirin e Los Felizit.
Katy Perry është pranë blerjes së një pronë prej tetë mijë hektarësh dhe ndërtesa të stilit romak për 14.5 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, sipas agjencisë, murgeshat u përpoqën ta shisnin manastirin tek një blerës tjetër, ku synohej të konvertohej prona në një hotel, por gjykata vendosi në vitin 2016 se një shitje e tillë nuk lejohej.
a.ç