Ndonëse masat e marra kanë qenë të ashpra, sërish drejtuesit e mjeteve abuzojnë me pijen.
Prej disa muajsh tanimë, policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet me drager gjatë fundjavës për kontrollin e drejtueseve të mjeteve, ku për ata që kapen nën efektin e pijeve alkoolike merren masa të ashpra.
Edhe këtë fundjavë, policia ka qenë në aksion, ku sipas një njoftim në faqen e policisë, bëhet me dije se 14 shoferë janë kapur nën efektin e pijeve alkoolike, ndërsa 4 në gjendje të dehur.
“Por ka dhe drejtues mjetesh që nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur nuk i binden urdhrit të punonjësit të policisë, por largohen me shpejtësi pa e menduar se më tutje ka patrulla të tjera policie dhe përfundon në pranga”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Ne rruget e brendshme te Tiranes.
Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet me Drager per te evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe drejtojne mjetin nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur duke u bere burim aksidenti per veten dhe per perdoruesit e rruges.
Edhe ne oret e para te mengjezit te sotem jane evidentuar dejtues mjetesh qe abuzojne me pijen ne timon
Por ka dhe drejtues mjetesh qe nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur nuk i binden urdherit te punonjesit te policise por largohen me shpjetesi pa e mrnduar se me tutje ka patrulla te tjera policie dhe perfundon ne pranga.
14 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen ndikimin e alkoolit.
4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur
1 drejtues mjeti ne gjendje te dehur nuk i bindet urdherit te punonjesit te policise per te ndaluar dhe largohet me shpejtesi por pas ndjekjes nga Policia Rrugore, Patrullat e Pergjithshme dhe Shqiponjat, eshte kapur dhe arrestuar ne flagranc per disa shkelje: Neni 190/1, Neni 139/3, Neni 144/3, Neni 184/2,3, Neni 72/12, Neni 203/1, Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjes se ndalimit te punonjesit te policise, nuk rregullon shpejtesine vecanerisht ne qendrat e banuara, vazhdon levizjen ndonese sinjalizimi i semaforit e ndalon ate, rezultoi nen efektin e alkolit testi i pare 0.70 mg/l testi i dyte 0.65 mg/l, me xhama te errësuar si dhe debitor me nje mase plotesuese te pashlyer.
a.ç