Eksperti për marrëdhëniet gjeopolitike Dushan Prorokoviq pajtohet me shefin serb të diplomacisë se Perëndimi nuk do kompromis për çështjen e Kosovës ashtu siç e sheh kompromisin kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Sipas tij, për shtetet perëndimore kompromisi është që Serbia mos ta njohë formalisht Kosovën, por ta lejojë pranimin e saj në Kombet e Bashkuara.
“Të gjitha rrëfimet për kompromisin e mundshëm dhe se si njëra dhe pala tjetër duhet të humbasin nga diçka, shikuar nga aspekti i vendeve perëndimore, në njëfarë mase janë të pakuptimta, përkatësisht janë të drejtuara nga ky qëllim”, citon “Blic” i Beogradit të ketë thënë Prorokoviq. (b.an)