E njohur per qendrimet e thella kunder kryeministrit Edi Rama, Sonila Meço nuk ka munguar te shprehet kunder lobimit te Bashes ne SHBA me para dhe interlokutore ruse, por dhe kunder lobimit ne pergjithesi.
Ish gazetarja e Agon Channel ka bërë një koment të shkurtër në lidhje me çështjen e lobimit të imazhit të Lulzim Bashës nga agjentët rus.
Meço ka ngritur disa pyetje të rëndësishme, ku thekson se ky lloj lobimi për politikanët tanë, nuk ka sjellë asgjë të mirë për shqiptarët, duke shtuar se investimet e aktet konkrete ende nuk janë parë në Shqipëri.
“Lobimi në Shtetet e Bashkuara për politikanë shqiptarë, veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?”, ka shkruar Meço.
Komenti i plote i gazetares Meço:
Ku qëndron Shqipëria në axhendën globale të Shteteve të Bashkuara?
Çfarë interesash madhorë ekonomikë e gjeopolitikë kryqëzohen në Shqipëri, që lënë pa gjumë këshilltarë e strategjistë të presidentit dhe administratës amerikane?
Lobimi në Shtetet e Bashkuara për politikanë shqiptarë, veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?
Me një logjikë të thjeshtë, duke gjykuar informacionin që vjen nga SHBA, të besojmë DEA-n amerikane që vë alarmin për shndërrimin e Shqipërisë në vendin kryesor të tranzitit të drogërave në Europë, sasitë që kapen përditë, apo artikujt e lobistëve që kur e ndjejnë se ata që i paguajnë janë bërë mish për top, nxjerrin në treg një mish më të freskët? Se vetëm për këtë paguhen, hajër me investime e akte konkrete për Shqipërinë ende nuk u kemi parë…