Një person është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarrit në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.F., 57.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po pastronte armën e gjahut në banesën e tij në Yrshek.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi B.F, dispononte leje për armën e gjahut.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.