Vijojnë replikat në distancë mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me investigimin e revistës amerikane “Mother Jones” për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë. Basha i konsideroi akuzat për lobimin rus qesharake dhe akuzoi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor. Por kryeministri ka reaguar sërish në Facebook duke i kërkuar Ramës të shkojë në prokurori të rrëfehet. “Lulëzim boll me retë në pantallona, shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës se jorgani i kundër akuzave nuk të mbulon dot më!”- shkruan Rama.
ma.me