Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me operacionin policor gjatë të cilit u sekuestrua një sasi rekord prej 613 kilogramësh kokainë.
Deputeti Flamur Noka akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin se në këtë grup janë të përfshirë fmailjarë të tij. Noka i kërkon llogari Ramës për të zbuluar laboratorin se ku do përpunohej droga.
“Sasia më e madhe e drogës së fortë të kapur ndonjë herë në Shqipëri ka përfunduar jetime deri tani e duket se do qëndrojë jetime. Kjo tregon se ka ardhur në Shqipëri me nje mburojë të fortë politike.
Pronarët e vërtetë s’kapen se për ta kujdeset vetë qeveria, qeveria nuk e kap dot kupolën, familjen kryeministrore, vëllanë e Ramës.
Cfarë frike kishte Edi Rama që bëri cdo përpjekje për ta quajtur të sukseshëm një operacion të tradhëtuar? Pse gënjeu dhe kush e shtrengoi të bënte gjithcka për të fshehur faktin që droga ishte e sinjalizuar nga DEA dhe marinat kolumbiane dhe u ndoq deri në destinacion nga ata?
Rama lan duart thjesht me shkarkimin e një drejtori në portin e Durrësit 5 ditë pas mbërritjes së kokainës.
Kokaina ishte e pastër, pra 300 mijë euro një kg, ku është laboratori ku kjo drogë do përzihej dhe kush fshihet pas këtij laboratori?”, tha Noka./a.m.