Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë sot se shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930 dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor.
Gjatë një ligjërate para studentëve të kolegjit AAB, Muhaxheri tha se 3 vjet kanë shkuar kot dhe është humbur kohë kot për shkak të disa politikanëve të papërgjegjshëm të cilët këtë çështje e kanë kthyer në patriotizëm.
“Demarkacioni ka përfunduar në vitin 1930 dhe nuk ka të bëjë fare me studimin që është krijuar sot.
Në vitet e tridhjeta ka përfunduar shënjimi i kufijve mes komunës se Pejës dhe Plavës, komunës së Pejës dhe Rozhajës, edhe nuk mundet kurrsesi me u ndërrua në vitin 2015, 2016, 2017, 2018 çfarëdo viti të jetë”, tha Muhaxheri, përgatiti Koha. (b.an)