Një operacioni i madh policor në Greqi, konkretisht në Eksarkia, i cili është ende në vijim ka goditur një bande shqiptaresh qe kryenin trafik marijuane dhe kokaine.
Banda thuhet se është e përfshire dhe në disa grabitje që kanë ndodhur në qendër të Athinës.
Deri tani jane arrestuar 21 persona, por emrat e shqiptarëve nuk bëhen me dije.
Sipas mediave greke, në pranga ranë 13 shqiptarë, 4 greke, 2 gjeorgjiane, 1 moldav dhe 1 bullgar te moshes 19-37 vjecarë.
Ky grup prej Dhjetorit 2017 ka trafikuar 55 kg marijuane dhe 1.5 kg kokaine si dhe kane kryer 4 grabitje.
U kryen 25 kontrolle gjate operacionit ku u sekuestruan 23 kg marijuane, 200 gram kokaine, perzieres, peshore, pistolete, thika, 2 makina, 2 motorra, 8500 euro dhe disa celulare.
Operacioni vijoi per kapjen dhe te dy shtetasve te tjere, burre e grua shqiptare 38 dhe 37-vjec.
Gjate kontrollit te mjedisit te tyre ne Kipseli u gjeten dhe sekuestruan 14 kg 854 gram heroine, 334 ilace narkotike, 3 peshore, 7330 euro, 145 dollare, 20 lira angleze, 3000 lek shqiptare, 7 celulare.
a.ç