Argit Turshilla ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës. 25-vjeçari nga Maqellara ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e një italiani në vitin 2015-të.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian”, sqaron policia në një njoftim.
25-vjeçari akuzohet se më 23 Shtator të 2015-s, në bashkëpunim me një tjetër person (R.T) gjatë një grabitje me armë kanë vrarë italianin P.G, ngjarje e ndodhur në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere.
Turshilla pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj, ku përballet deri në 30 vjet heqje lirie.
a.ç