Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për kontratat lobuese në SHBA.
Ristani u thirr për të dëshmuar për lobimin me vlerë një milion dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.
Ristani dëshmoi për kontratat me kompanitë lobuese në cilësinë e personit që firmosi kontratat me dy kompanitë lobuese.
Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas akuzave nga PS, se PD ka paguar 1 milion euro nëpërmjet një kompanie offshore.
Ristani deklaroi se kontrata e PD është e ligjshme
“PD ka bërë kontratë për zgjedhje të lira dhe kontrata është ligjore. U thirra në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD“, ka deklaruar Ristani pasi doli nga prokuroria.
Ristani deklaroi se u thirr në prokurori me urdhër të Taulant Ballës
“Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat”, tha Ristani.
a.ç