Europa League po bëhet akoma më e fortë me skuadrat që kanë mbetur në garë në fazën e 1/8.
Një sfidë e veçantë për sot është ajo mes Milan dhe Arsenal në “San Siro”. Në orën 19:00 dy nga ekipet që kanë bërë historinë në futbollin botëror. 70 mijë spektatorë priten të ndjekin në stadium këtë përballje një ndihmë më shumë për Milan.
Trajneri i ekipit italian Genaro Gattuso edhe pse me pak përvojë kërkon të befasojë një veteran si Arsene Wenger që në Angli nuk po i shkojnë gjërat mbarë. Lojtarët e Milan vijnë në këtë takim të shlodhur, pasi derbi u shty. Te Arsenal mungojnë Lacazette të dëmtuar dhe Aubameyang që nuk mund të luajë në Europa League.
Por gjithsesi Topçinjtë e Londrës kanë shumë lojtarë me përvojë. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes Atletico Madrid do të luajë me Lokomotiv Moskva, Dortmund do të presë Salzburg, ndërsa Lazio e Strakoshës do të përballet Dinamo Kiev.