Burime nga policia e Korçës thonë për “BalkanWeb” se “20-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj”. Familjaret në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Sipas tyre, shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, dhe shkakun që çoi 20-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.
Informacion paraprak
Më datë 08.03.2018, në orën 10:15, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar e shoqëruar nga familjarët e saj shtetasja E.V, rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Zvirinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se, në gjendje të rënduar emocionale, kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj, ku më pas në Spital, ka ndërruar jetë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
ma.me