Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e prokurores Rovena Gashi ndaj Porkurores së Përgjithshme Arta Marku lidhur me vendimin e saj për largimin e Gashit nga drejtimi i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë në organin e akuzës dhe strukturës së dekriminalizimit.
Vendimi i kryeprokurores është cilësuar në përputhje me ligjin nga gjykata.
Sipas vendimit të gjykatës, urdhri i largimit nga detyra është në përputhje me kompetencat e Markut.
Po ashtu, gjykata vijon më tej me argumentin se “Gashit nuk i janë shkelur të drejtat si magjistrate”./a.m.