Në muajin prill do zhvillohet testimi për mjekët dhe infermierët e rinj. Janë me qindra profesionistë të shëndetësisë të cilët pritet të japin provimin, në mënyrë që të marrin licencën. Urdhëri i Mjekut dhe Urdhëri i Infermierit kanë publikuar edhe procedurën e regjistrimit, për të marrë pjesë në provimin e shtetit që do zhvillohet në muajin prill.
Mjekët
Lista që i bashkangjitet kërkesës për regjistrim për Provimin e Shtetit në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, janë: Kërkesë me shkrim për regjistrim ( kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4). Formulari i Aplikimit Fotokopje e letërnjoftimit. Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar. Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Raporti mjeko‐ligjor. Dëshmi penaliteti. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. 2 fotografi të formatit të pashaportës.
Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumenta: Dëshmi Penaliteti. Raportin Mjeko‐Ligjor. Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. Suplementi i Diplomës nëse nuk do të dorëzohet në momentin e regjistrimit zyrtar për Provimin e Shtetit, do të dorëzohet në momentin e marrjes së Liçensës ngaUrdhri i Mjekëve. Hyjnë në Provimin e Shtetit të gjithë mjekët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
Infermiertët
Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se deri më datën 8 Mars 2018, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Prill 2018. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme:
Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike.
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
Librezën e Praktikës.
Datat e realizimit të VAP, do të jenë nga data 2-13 Prill 2018, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (dmth direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.
Gjithashtu në datë 9 dhe 12 Mars 2018, bëhen edhe konfirmimet e pjesëmarrjes për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm :
Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon.
Fotokopje e diplomës dhe listës së notave.
Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
ma.me