Këshilltari i demokrat në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një debat në studion e emisionin “Byro Politike” në ABC News, Topollaj është shprehur se, “Fajin për gjithçka që po ndodh në Partinë Demokratike, e ka Lulzim Basha, i cili bëri gjithçka për postin e kryetarit”.
Më tej ai u shpreh se, në Partinë Demokratike nuk po merren vendime për më shumë se një vit dhe se organet janë ngrirë prej kohësh. Ai u shpreh se analiza e pretenduar nga Lulzim Basha se është zhvilluar nuk është e vërtetë e për këtë anëtarët e partisë duhet të bëjnë një analizë të vërtetë. Sipas Topollajt, fajin për humbjen e ka lidershipi me vendimet e tij individuale.