Platforma prestigjoze e Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, pjesë e një rrjeti investigativ,e përbërë nga profesionistë në fushën e gazetarisë investigative si dhe me nje shtrirje të gjërë në Europë, Azi, Amerikën Latine, e Afrikë, i ka dedikuar një artikull kapjes së ngarkesës nga Policia e Shtetit të 613 kg kokaine në portin e Durrësit.
Artikulli i OcCRP duke iu referuar informacioneve të agjensive prestigjoze botërore të lajmeve, dhe duke analizuar ftohtë faktet mbi operacionin e Policisë së Shtetit e deklaratave të ndërkombëtarëve vë thkesin se Droga e sekuestruar ishte rezultat i operacionit të mirëkoordinuar policor bazuar në informacionet e brendshme të inteligjencës.
“Oficerët drejtuan një operacion të suksesshëm – të quajtur “LAST-SNOW” (Dëbora e fundit)) – bazuar në informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës.”-shkruan artikulliOOPRC bazuar në shkrimin e Agjensisë Prestigjoze të lajmeve Reuters, e cila raportoi për operacionin e Policisë së Shtetit bazuar në deklaratën e Kreut të Policisë së shtetit shkruan se: “Kjo ishte ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur në historinë e Shqipërisë”
Artikulli i plotë:
-Policia shqiptare bëri të ditur të mërkurën se u sekuestruan 613 kilogramë kokainë të cilat mbërritën nga Kolumbia në anë të një dërgese kamioni me banane.
Policia gjeti 528 pako të drogës në një kontenier që u shkarkua nga një anije që kishte mbërritur në Durrës nëpërmjet Italisë dhe Maltës. Kontenieri u dërgua në një depo, para se policia të ndërhynte.
Pronari i magazinës, i identifikuar nga Albanian Daily News si Arbër Çekaj, është ende i lirë, megjithatë, policia arrestoi Donald Lushajn dhe Armando Pezaku të cilët ishin edhe shoferët që transportuan ngarkesën
Yahoo News raportoi se droga është vlerësuar 220 milionë dollar.
Autoritetet pohuan se kjo ishte ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur në historinë e Shqipërisë- Reuters.
Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu u tha gazetarëve se oficerët drejtuan një operacion të suksesshëm – të quajtur “LAST-SNOW” (Dëbora e fundit)) – bazuar në informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës.
“Autoritetet shqiptare ende po hetojnë me partnerët e tyre të huaj për të zbuluar të gjitha lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha Veliu.
Ai shpjegoi se dërgesa fillimisht arriti në portin e Durrësit 10 ditë para dhe ishte mbajtur nën vëzhgim, dhe më tej vijoi duke thënë se Shqipëria nuk ishte destinacioni përfundimtar i dërgesës.
Kryeministri Edi Rama shkroi në faqen e tij në Facebook se operacioni “shënon një hap të madh” në punën kundër krimit të organizuar në vend.
“Pa dyshim, është e rëndësishme për integritetin e strukturave tona të zbatimit të ligjit të cilët kanë konfiskuar droga të rënda me një vlerë të parashikuar prej 180 milionë eurosh,” shkroi ai.
Rama theksoi se ky ishte një operacion tërësisht i organeve ligjzbatuese shqiptare dhe i përgëzoi ata që punonin për të zbuluar dërgesën e kokainës.
Vendi është përballur me një sërë kërkesash rigoroze nga Bashkimi Evropian për të shtrënguar masat kundër trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar.
/Lexo.al