Policia greke deklaron më tej se vrasja është bërë në bashkëpunim dhe ka arrestuar një grek si bashkëpunëtor. 29-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur në vendin e shoferit, plagë të shkaktuara me armë zjarri, njoftoi në një deklaratë zyrtare policia greke. Siç u zbulua nga hetimet, makinës ku iu gjet viktima iu afrua një motoçikletë me dy persona. Këmbëzën e shkrepi pasagjeri i motoçikletës pa zbritur nga mjeti. Në pranga është vënë edhe një tjetër person, me kombësi greke dhe moshë 28-vjeç, si bashkëpunëtor në vrasje.