Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.
Pas liceut artistik ai vazhdoi studimet për inxhinieri informatike në universitet por më pas e ndërpreu për të vazhduar në Drejtësi. Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje.
Pas tre vitesh kandidohet si këshiltar komunal po nuk arrin të fitojë. Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvëndëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeçar) që mban një detyrë të tillë. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.
Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj. Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave.