1927 – Lindi shkrimtari kolumbian Gabriel Garcia Markes. Shkrimtari i zhanrit të “Realizmit magjik” që mikson mitet, magjinë dhe realitetin, e njeriu që ka kontribuar në letërsinë e Amerikës Latine erdhi në qendër të vëmendjes së botës publike kulturore në vitet ’60 të shekullit të 20-të. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1982. ( “Njëqind vjet vetmi”, “Dashuria në kohën e kolerës”).
1475 – Lindi skulptori, piktori, arkitekti dhe shkrimtari italian Michelangelo Buonarroti, një prej artistëve më të mëdhenj të Rilindjes.
1480 – Në Toledo është nënshkruar një marrëveshje ku Spanja njohu pushtimin portugez të Marokut dhe Portugalia ka hequr dorë prej pretendimeve territoriale ndaj ishujve Kanarie.
1900 -Vdiq inxhinieri gjerman Gottlieb Daimler Wilhelm, i cili në vitin 1883 ka projektuar motorin me benzinë të automobilave. Themeloi në vitin 1890 kompaninë “Daimler-Motoren Gezelssaft”, e cila 26 vjet pas vdekjes së tij është ribashkuar me fabrikën e Carl Benz (Benz) në kompaninë “Daimler-Benz” dhe që u bë pastaj prodhuesi i makinave luksoze “Mercedes”. (b.an)