Ndarja e papritur nga jeta e Davide Astorit bëri që të gjitha sfidat e programuara për të luajtur dje në “Seria A” të shtyheshin, përfshirë edhe derbin mes Milan dhe Inter.
E nëse Milani dhe Juventus, të cilët do të përballen në finalen e Kupës së Italisë, do të shkojnë respektivisht në finalen e “Europa League” dhe “Champions League” nuk ka asnjë mundësi që të zhvillohet deri më 20 maj, kur edhe mbyllet kampionati.
Çka do të thotë që derbi rrezikon të luhet në përfundim të “Serie A”, më 23 maj, 3 ditë para finales së Champions League, një rast ekstrem, por i mundshëm. Por kjo mbetet ende për t’u parë, edhe sepse duhet kërkuar leje nga FIFA që të lejojë ndeshjet pas 20 majit. Kjo pasi urdhri i parë i FIFA-s është që çdo kampionat të mbyllet me 20 për shkak të Botërorit.
14 marsi është data e parë e lirë për t’u mundësuar zhvillimi i disa prej ndeshjeve të Serie A që ishin programuar për të dielën, por kuqezinjtë më 15 luajnë kundër Arsenal.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin
a.ç