Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 personat e arrestuar për grabitjen me pasojë vdekjen e 54-vjeçarit Agron Vrenzi në Fier.
Shtetasit Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali dhe Zini Fyraj u lanë në burg.
Fyraj dhe Gergali ishin të heshtur para gjykatës ndëkrohë i vetmi që pëshpëriti disa fjalë ishte Lulëzim Demiraj.
Ky i fundit ëhstë identifikuar si personi që qëlloi me armë ndaj viktimës Agur Vrenozi.
“Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj në gjykatë./a.m.