Situata e krijuar si pasojë e reshjeve të borës vijon të jetë problematike në shumë zona të vendit. Në qarkun e Shkodrës më serioze situata paraqitet në Theth, i izoluar prej javësh.
Ndërkohë, edhe në zona të tjera në veri fshatra të tërë janë të izoluar.
Në Tropojë dhe Kukës janë disa fshatra që prej disa ditësh kanë shkëputur lidhjet me qytetin si pasojë e bllokimit të rrugëve nga dëbora. Situata paraqitet e vështirë edhe në zonat rurale të Dibrës dhe Klosit.
Ndërkohë, në Shqipërinë qëndrore, në Elbasan e Librazhd fshatra të tërë kanë mbetur të izoluar nga bora./a.m.