Çështja “Tahiri” pritet të ndezë sërish sot debatet në parlament. Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni heitmor për këtë çështje.
PD ka depozituar kërkesën për komision hetimor para dy javësh. Objekti i kërkesës ëhstë për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste./a.m.