Prej orës 7 të mëngjesit të sotëm 46 milionë italianë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur deputetët dhe senatorët e lëgjislaturës së re parlamentare. Sipas të dhënave të Minsitrisë së Brendshme italiane deri më ora 19:00 kanë votuar rreth 57,2 % e italianëve duke shënuar një rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013. Në këto orë mbyllëse të zgjedhjeve në të gjitha qytetet italiane janë regjistruar rradhë të gjatë njerëzish për të votuar. Votimet mbyllen në orën 23:00 ku priten të dalin dhe exit poll e para mbi rezultatin e tyre.
Sondazhet e fundit elektorale flasin për një duel të fortë mes Lëvizjes 5 Yje e koalicionit të Qëndrës së djathtë drejtuar nga Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit.
Kanë votuar gjatë paradites së sotme të gjithë liderët politikë të cilët kanë evituar deklaratat politike në respekt të heshtjes elektorale deri në mbylljen e qëndrave të votimit.
Gjatë ditës janë shënuar anomali në skedat e votimit në disa territore italiane si në qytetin e Palermos ku janë ristampuar rreth 200 mijë skeda të reja apo në rajonin e Lazios.
Një episod i pakëndshëm është regjistrua gjatë votimit të liderit të Forza italias Silvio Berlusconi në qytetin e Milano ku një aktiviste e lëvizjes Femen e zhveshur ka protestuar kundër tij me thirrjet “Koha e Berlusconit ka perënduar”.
Kanë votuar gjatë ditës së sotme dhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella në qytetin e tij të origjinës në Palermo si dhe kryeminstri Paolo Gentiloni në Romë. /Ora News.tv/