Një 26-vjeçare në qytetin e Kurbinit ka tentuar t’i japë fund jetës. Policia njofton se e reja konsumuar mbidoza me paracetamol.
Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, 26-vjeçarja ndodhej në banesë. Policia po punon për zbardhjen e arsyeve që e shtynë të renë drejt vetëvrasjes. Ndërkohë ajo ndodhet në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm
Njoftimi i policisë
Më datë 03.03.2018, është paraqitur në spital shtetësia E.D, vjeç 26, banuese në Kurbin, e cila në banesë, ka konsumuar mbidozë paracetamoli. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim. (Balkanweb)