Mediat greke vazhdojnë të bëjnë publike pjesë të siç theksojnë propozim-marrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Gazeta greke “Nea Selida” shkrua se Greqia propozon emër të gjerë, por në formë të një fjale.
Kjo gazetë vë në dukje se Qeveria greke propozon emër për përdorim të përgjithshëm. Për shembull, vendi mund të quhet “Gorna Makedonija” (Maqedonia e Epërme) por vetëm si një fjali e vetme dhe jo e ndarë. Gazeta “Nea Selida” përmend edhe shkurtesën MK, të cilën thotë se Greqia nuk e pranon. Sipas shkrimeve shkurtesa do të mund të ishte “GO” ose “GM”. Në analizën e saj, kjo gazetë e përmend edhe çështje e identitetit.
Lidhur me identitetin e qytetarëve të shtetit shumë-etnik, ata do të mund të identifikohen si “qytetar të Maqedonisë së Epërme”, në mënyrë që asnjë grup etnik të mos ndjehet i nënvlerësuar ose me të drejta të shkelura”……shkruan “Nea Selida” për të shtuar se Athina zyrtare dëshiron zgjidhje të plotë të të gjitha çështjeve, mes të cilave edhe irredentizmi, veçanërisht nëpër librat shkollorë.
Mediat greke gjithashtu shkruajnë se me heqjen e përmendore së Aleksandrit të Madh nga brendësia e Aeroportit të Shkupit, i hapet rruga lidhjes së serishme ajrore midis dy vendeve. Ulja e parë pas 12 viteve do të jetë diplomatik dhe do ta sjellë në Shkup ministrin e Jashtëm grek Nikos Kocias, me siguri kah mesi i këtij muaji”, shkruan “Nea Selida”.
Por pavarësisht shkrimeve të tilla të mediave greke, kryeministri Zoran Zaev ende nuk e di datën e saktë të mbërritjes së shefit të diplomacisë greke në Shkupit. Sipas tij për vizitën e Kociasit do të vendosin vetë ministrat e jashtëm brenda këtyre ditëve.
“Nuk e di, besoj që do të vij gjatë këtij muaji, me siguri këtë do ta konfirmojnë të dy ministrat së bashku”, ka thënë më herët kryeministëri Zoran Zaev.
Gjatë vizitës në Shkup, sipas paralajmërimeve shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias pritet ta sjellë edhe draft-propozimin për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë. Vetë kryeministri Zoran Zaev pak ditë më parë në një intervistë për mediat ndërkombëtare tha se ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic në tavolinën e bisedimeve ka shtruar 5 propozime, njëri prej të cilëve është hedhur poshtë. Në shqyrtim janë emrat Republika e Maqedonisë (Shkupi), Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Vardarit, raporton Alsat -M. (BalkanWeb)