Gazetari Artur Çani publikoi dje një dokument që tregon sipas tij se sekuestrimi i kokainës në Durrës është sinjalizuar nga agjencia amerikane DEA. “Unë do të doja që nëse do të ishte e mundur ta nisja me një citim të kryeministrit: I ka shpëtuar të gjitha kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë”, nisi argumentin gazetari Çani duke e cilësuar këtë deklaratë një mashtrim të Ramës. Menjëherë pas tij reagoi mbi “mashtrimin” e Ramës, edhe Sali Berisha.
Por Çani, ose nuk e ka lexuar mirë dokumentin që i referohet, ose ka bërë një deklaratë të pa argumentuar. Nëse lexon letrën që ai i referohet, faktet vijojnë si më poshtë:
Së pari : Ky dokument mban logon e Agjencisë Italiane të Doganave dhe Monopoleve. Bëhet fjalë për një procesverbal të Doganës së Livornos, ku dokumentohet procedura e verifikimit të ngarkesës brenda kontenierit. Ky nuk është një dokument i Guardia Di Finanzas qe lajmeron se duhet patur kujdes për shkak të riskut të lartë të kamionit.
Së dyti, në procesverbal shkruhet: “Verfikimi konsistoi në zbrasjen e ngarkeses dhe kontrollin e produktit në cdo kuti, në praninë e oficerëve të Guardia Di Finanza-s…”
Edhe nese kjo do te ishte nje leter e nisur per autoritetet shqiptare, per te lajmeruar se kamioni ka rrisk te larte, paradoksalisht, aty thuhet më tej se ngarkesa me banane u hap, u kontrollua dhe u mbyll sërish, duke u vulosur sipas procedurave portuale, pa u gjetur asnje sasi droge.
Pra skaneri i doganes mund te kete evidentuar rriskun, çfare solli Guardia Di Finanzan në port (edhe pse ne procesverbal kjo nuk thuhet), por drogë nuk u gjet.
Shprehimisht ne procesverbal thuhet se pas kontrollit që është kryer në 2 Shkurt të vitit 2018, nuk ka patur asnjë të arrestuar. Përderisa kontrolli është bërë, ngarkesa u zbras dhe u ringarkua, nuk ështe gjetur droga, nuk ka asnje person te arrestuar, rezulton që deklarata e Kryeministrit Rama është korrekte.
Droga i ka shpëtuar kontrolleve të ushtruara jashtë Shqipërisë dhe e vetmja pikëpyetje që mbetet është se kush po gënjen realisht, Çani apo Berisha?(Lexo.al)