Persona të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një fabrike të prodhimit të bojrave pranë fshatit Dishnicë të Korçës.
Sipas policisë, objekti ruhej me roje private, por ky i fundit ka deklaruar se nuk ka parë asnjë njeri të hynte në fabrikë.
Ai ka deklaruar para hetuesve se vjedhjen e kasafortës e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga hetimet paraprake, në kasafortë kishte një shumë të konsiderueshme parash. Fabrika e bojrave që ra pre e vjedhjes është në pronësi të 47-vjeçarit me iniciale A.M.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar autorët, si dhe për të zbardhur rrethnat e kësaj ngjarje.