Zëvendësminsitri i Jashtëm grek deklaroi se jemi shumë pranë zgjidhjes së çështjeve të mbetura pezull mes vendit të tij dhe Shqipërisë. Këtë deklaratë ai e dha gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi.
Jorgos Katrugalos deklaroi se Greqia ka marrëdhënie bilaterale e marrëveshje me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi synon të luajë një rol të rëndësishëm strategjik në rajon.
“Arkitektura e eurozonës shkakton pabarazi dhe deficite për vendet në periferi dhe se duhet ndërtuar një Europë më demokratike, me barazi sociale”- tha zv.minsitri grek./a.m.