Ronaldo e ka nisur furishëm vitin 2018, i cili ka realizuar 12 herë në vetëm dy muaj.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka bërë nisjen më të mirë në një vit kalendarik që kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, duke realizuar 12 herë në dy muajt e parë në vitin 2018.
Këto dy muaj nuk janë aspak afër me formën që Ronaldo tregoi në pjesën e parë të sezonit, i cili me 9 dhjetor kundër Sevillas realizoi vetëm golin e tretë në La Liga. Që nga pushimi dimëror, fituesi i Topit të Artë ka ndryshuar rrënjësisht dhe ka përmirësuar statistikat. Ronaldo ka shënuar dy e më shumë gola në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga, duke përfshirë edhe het-trikun kundër Real Sociedadit. Vetëm Levante ia ka dalë që ta mbajë të qetë portugezin.
Mesatarja e portugezit është 1.33 gola për ndeshje që nga janari dhe duket se pesë herë më i miri në botë po e rigjen formën atëherë kur i duhet më së shumti Zinedine Zidanit, skuadra e të cilit po lufton vetëm për një titull, Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo numëron 28 gola në 31 paraqitje për Los Blancos këtë edicion në të gjitha garat, përgatiti “Gazeta Express”. (b.an)