Policia e Fierit ka arritur të vërë në pranga të tre autorët e grabitjes në Fier. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, e cila pas arrestimit të autorit të parë të grabitjes në fshatin Baltëz të Fierit, për rreth 90 minuta ka arritur të prangosë edhe dy autorët e tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë së Exhange pranë “Zogut të Zi” në Fier. Ata kanë plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe 53-vjeçarin Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor.
Grabitësit kanë qëlluar dhe janë larguar me një makinë tip “Benz” me targa AA879JG, ku priste bashkëpunëtori i tyre. Një prej grabitësve u identifikuar si Denis Fyraj nga Vlora.
a.ç