Pas asaj të Fierit ku u plagosën dy persona, një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Delvinë. Një kambist është dhunuar dhe i janë grabitur një sasi e konsiderueshme parash.
Raportohet se viktimë e sulmit është kambisti 70-vjeçar Muslim Osmani. Persona me maska kanë hyrë në banesën e 70-vjeçarit dhe pasi e kanë lidhur, kanë nisur ta dhunojnë.
Pas torturave, i moshuari është detyruar të tregojë vendin e parave dhe autorët janë larguar me shpejtësi pasi morën një shumë e cila ende nuk bëhet me dije.
Ndërkohë vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve. Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
/a.m.