Agjenti i njohur Mino Raiola tregon se Mario Baletoli vlen 100 milionë euro dhe se është shëndrruar në një nga dhjetë sulmuesit më të mirë në botë.Agjenti shprehet gjithashtu se ka biseduar me Juventusin, Interin, Romën dhe Napolin për sulmuesin Italian.
“Mario është gati të kthehet. Ai është pjekur dhe shndërruar në një nga 10 sulmuesit më të mëdhenj në botë. Në Itali, Mario është numri një.
Ai vlen 100 milionë euro, por në verë është një lojtar i lirë dhe është një mundësi e mirë. Unë tashmë po negocioj me shumë klube në Angli dhe në Itali. Kam folur me Juven, Romën, Napolin dhe Interin.
Milan? Jo, sepse drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli është atje dhe unë nuk mund të flas me të.
Unë nuk jam në nivelin e tij” shprehet Raiola në një intervistë për televizionin RAI.Aktualisht Baloteli luan me skuadrën e Nices në kampionatin francez, ku ka një kontratë të lidhur me klubin deri në 30 qershor të këtij viti, përgatiti Telegraf. (b.an)